Vrasja e 50 vjeçarit në Dibër, arrestohet bashkautori i ngjarjes i shpallur në kërkim

Foto ilustruese

Policia ka vënë në pranga shtetatsin e shpallur në kërkim , Altin Mera pasi ditën  e djeshme së bashku me shtetasin Muhamet Mera kanë qëlluar me armë shtetasin Xhetan Konesha, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi A. M., në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë.   

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se dy vëllezërit, shtetasit M. M., i arrestuar nga Policia menjëherë pas ngjarjes dhe shtetasi A. M., në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes Koneshe”, Njësia Administrative Luzni, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?