Vrasja e 53-vjeçarit, burg për autorët. Kurti 5 herë i denoncuar
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg”, për dy personat që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë të Kamzës, ku mbeti i vrarë Agim Buci.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 28-vjeçarin Vladimir Kurti, dhe Ruzhdi Hode 25-vjeç, të dy banues në Tiranë. Autori i krimit, Vladimir Kurti kishte veshur një bluzë “Gucci”, ndërsa janë braktisur nga familja.
Familja e kishte denoncuar Kurtin 5 herë në polici për dhunë në familje. Babai i tij pas krimit të rëndë, u shpreh se e ka mohuar të birin, ndërsa kërkoi që të varet për krimin që ka bërë.
Kurti dhe Hoda mbrohen nga avokatë të zgjedhur nga shteti. Pamjet filmike të automjetit ishin prova e parë që çuan në identifikimin e të dyshuarve. Makina ishte e Ruzhdi Hodës, ndërsa më pas janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar.
KOHA JONË SONDAZH

