Vrasja e 53-vjeçarit, burrat e familjes Kurti lënë banesat

Grabitja në minimarketin e familjen Buci, ishte planifikuar nga komshiu i tyre. Vladimir Kurti, së bashku me shokun e tij, Ruzhdi Hode, kishte ndarë punët sesi do tu realizonte grabitja, e cila përfundoi në tragjedi. Armën që la të vdekur 53-vjeçarin, dhe të plagosur gruan e të ndjerit, e shkrepi Kurti, 28-vjeçari që kishte pak kohë që kishte lëmë burgun pas 3 vite e gjysëm heqje lirie.

Janë të tronditur nga vrasja e të vëllait nga dy të rinjtë, dhe për këtë familjarët e 53-vjeçarit Agim Boci kërkojnë drejtësi, ose të në kundërtën, vëllai i të ndjerit përmend hakmarrjen.Rifat Buci, thotë se plumbi që kapi në zemër të vëllain, mund të kishte kapur edhe kunatën e tij. Ai shkon më tej ku thotë se populloi do armatoset në 97, nëse shteti nuk merr masa.

“Nëse duan me bo shtet politikanët, me e stabilizu popullin mirë. Ndryshe po të them unë, gjithësecili ka për të dalë nesër, do të çohet populli në revoltë dhe ka për tu pajisur komplet me armë si në ’97 se do të ruajë shtëpinë, kokën dhe fëmijët e vet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja e Kurtit pasi kanë dëgjuar këtë deklaratë, janë ndier të kërcënuar dhe për këtë shkak, mësohet se burrat e shtëpisë kanë lënë banesat, për të mos thelluar tragjedinë. Ata nuk kanë pranuar as të flasin për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?