Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, kryebashkiaku Subashi: Në të gjitha institucionet e bashkisë do të mbahet 1 minutë heshtje

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka reaguar për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo. Ai shkruan në rrjete sociale, se e dënon ashpër krimin e rëndë dhe apelon për një hetim, gjykim dhe dënim të shpejtë për autorin e kësaj ngjarje makabre.

Subashi nënvizon se 17 nëntori do të jetë ditë solidariteti me familjen e Mateos për Bashkinë që ai drejton, duke shtuar se në nder të fëmijës në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha institucionet.

Postimi i Armando Subashit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke dënuar ashpër krimin e kryer ndaj Mateos 8- vjeçar dhe duke apeluar për një hetim, gjykim dhe dënim të shpejtë të autorit të ngjarjes makabre, dita e sotme, 17 Nëntor 2021 do të jetë një ditë solidariteti me familjen e Mateos për Bashkinë e Fierit. Në të gjitha institucionet e Bashkisë Fier, në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?