Vrasja e Ardian Nikulajt/ Arrestohet britanikja, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë, ekzekutori ende në kërkim

Është vënë në pranga britanikja Harriet Bridgeman, e përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ajo është arrestuar pas bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë britanike. Pritet që ajo të ekstradohet drejt vendit tonë.

Më herët policia njoftoi se u arrestuan 3 autorët e tjerë, mes tyre porositësi i vrasjes, Edmond Haxhia. Vijon të jetë në kërkim ekzekutori dhe një shtetas britanik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?