Vrasja e Arielës, Gaçe: Qofsh e fundit e katrahurës së çmendurisë njerëzore
Vrasja e 21-vjeçares, Ariela Murati, ka tronditur thellë opinionin publik. Vrasja e studentes së Juridikut, nga 23-vjeçari që po lufton me jetën, pasi qëlloi edhe ndaj vetes, ka nxitur reagime të ashpra.
Këngëtarja Aurela Gaçe, në një postim në instagram, shpeh ngushëllimet për vdekjes tragjike të 21-vjeçares, ku thotë se humbja e saj për familjarët është shkatërruese. Siç edhe shkruan ”unë e dashur Ariel, të them se secila nga ne është nga pak TI. Po po, mos u çudit. Secila nga ne. U prehsh në Paqe engjëll, e qosh e fundit e kësaj katrahurë e çmendurie njerëzore”.
Mesazhi
Qysh dje s’dija si të shprehja atë që mendoja, atë që ndjeja. Qysh dje e dashur Ariel, doja të ngushëlloja familjen tënde, paçka se nuk njiheshim, por s’dija si pasi dhimbja e humbja për ta duhet të jetë aq e shkatërruese. Paçka se nuk njiheshim, unë e dashur Ariel, të them se secila nga ne është nga pak TI. Po po, mos u çudit. Secila nga ne. U prehsh në Paqe engjëll, e qosh e fundit e kësaj katrahurë e çmendurie njerëzore.
https://www.instagram.com/p/BeQkTebAOHF/?explore=true
KOHA JONË SONDAZH

