Vrasja e bariut në Tropojë, mësohet shkaku

Një ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit Tahir Bajraktari në Tropojë, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes me inicialet N.L, 54-vjeç dhe po punon për kapjen e tij.

Policia bën me dije se vrasja e 69-vjeçarit ka ndodhur për motive të dobëta në banesen e tij. Vrasja ndodhi mbrëmjen e kaluar në një nga malet e fshatit Doberdol, ndërsa viktima punonte si bari në bjeshkë.

Fillimisht u raportua se 69-vjeçari ishte gjetur i pajetë, por pas mbërritjes së policisë u konstatua se ai ishte vrarë me armë zjarri. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?