Vrasja e Billës, shtyhet për nesër seanca ndaj Viktor Markut

Është shtyrë për nesër seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.

Pak ditë më parë, më 11 qershor Tirana do të tronditej nga një vrasje e bujshme, ku Hekuran Billa u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit. Por çfarë e lidhte Markun me viktimën?

Mësohet se i arrestuari në Malin e Zi është vëllai i Prel Markut, të cilin Billa e kishte vrarë në vitin 2006. Më herët është arrestuar edhe nipi i Viktorit, Sebastian Mali.

Ai u shpall në kërkim 1 ditë pas vrasjes së Billës, pasi nuk u gjet në banesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ditën e djeshme, Gjykata Penale e Tiranës vendosi që 22-vjeçari të qëndronte në burg.

SHKARKO APP