Vrasja e biznesmenit, ende pa motiv
Nesër prokuroria do kërkojë burg jo veç për Ferdinant apo Fredi Rrushin ndaj të cilit është një fuqi një masë sigurie për efekte të ekstradimit, por për të vëllain Pajtim Rrushin.
Ky i fundit nuk ka treguar ende se ku u zhduk mjeti Passat, me të cilin udhëtoi çastet e fundit të jetës Ruzhdi Hoxha, një biznesmen që doli nga shtëpia me kërkesë të miqëve dhe mbas 17 ditësh u gjet i vrarë në Qafë-Mollë.
Policia dhe prokuroria ka kamerat e sigurisë dhe dëshmitë që vërtetojnë udhëtimin e fundit deri në afërsi të një reparti dhe që vënë pikëpyetje mbi versionin e Ferdinant Rrushit i cili tregon se e la në afërsi të një stacioni pranë zonës së Treshit.