Vrasja e biznesmenit grek, fotot dhe të dhënat e bandës shqiptare

Policia e Greqisë ka publikuar fotot dhe të dhënat e grupit të hajdutëve dhe të dyshuarit për vrasjen e biznesmenin grek Aleksandros Stamatiadhis, në 2 prill 2018, gjatë vjedhjes së shtëpisë së tij në Kissifia. Mediat bëjnë me dije se të dhënat e tyre do jenë publike për 6 muaj, duke iu bërë thirrje gjithë dëshmitarëve të plotësojnë dosjen ligjore kundër tyre.

Personi që ka ekzekutuar biznesmenin dyshohet të jetë shqiptari Genc Pepa, i cili u largua nga Greqia ditën që kryen krimin. Operacioni për arrestimin e tij dhe anëtarëve të tjerë të bandës u kodua me emrin “Derri i egër” pikërisht për shkak të dobësisë që kishte Pepa për gjuetinë e derrave të egër.

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar me aftësi të kufizuara, por pavarësisht kësaj kishte një rol të caktuar brenda grupit. Ai dyshohet të jetë personi që luajti rolin e shoferit për të larguar nga Greqia anëtarët e tjerë të bandës. Pjesë e grupit është edhe një grua rumune.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?