Vrasja e biznesmenit, lidhje me “agjenten” Stela? Policia: Ngjarja drejt zbardhjes

Vlora sërisht u bë dëshmitare e një atentati mafioz. Vasil Dervishaj, një biznesmen kafeje u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e vonë të së hënës, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Familja Dervishaj është në shok, pasi një djalë e kanë në burg, ndërsa Vasilin ja vrau dora e krimit. Për vrasjen e Dervishaj janë shoqëruar disa vetë në komisariat, dhe burime nga policia thonë se mes këtyre personave dyshohet se është një nga autorët e dyshuar.

29-vjeçari Dervishaj ndodhej në makinën e tij kur u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ashtu me plagë në trup, ai ka arritur të dalë nga mjeti tip “Ford” me targa italiane, por atentatorët nuk ikën pa u siguruar se 29-vjeçari kishte vdekur. Ndaj njëri prej tyre dyshohet se e ka qëlluar sërish me pistoletë në kokë dhe për pasojë, biznesmeni i kafesë ndërroi jetë. Më pas autorët mendohet të jenë larguar me një mjet tip “Benz” nga vendi i krimit, duke përfituar nga errësira dhe rruga e pandriçuar në atë zonë. Rreth 30 metra larg nga aty është gjetur edhe një armë tip automatik.

Një nga pistat e hetimit është ndonjë hasmëri apo pazare droge. Dervishaj rezulton i dënuar më herët për trafik droge dhe dyshohet se i ka njohur edhe autorët. Pista tjetër lidhet me hakëmarrje. Vëllai i tij, Derlin Dervishaj është arrestuar në vitin 2008, pasi ka vrarë një vajzë të ashtëquajtur “Stela” në 2005.  Në këtë lagje “Pavarësia” të Vlorës, Vasil Dervishaj ka dhe shtëpinë dhe aty la pas një fëmije të mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Hetimet nuk shkuan deri në dënimin e tij, por u ndalën vetëm në veprimet policore. Dyshimet për përfshirjen e Dervishajt në trafikun e drogës gjithsesi janë pjesë e hetimit dhe për këtë është marrë nën hetim rrethi i tij shoqëror. Autorët dyshohet se kanë ikur në drejtim të Fierit. Pavarësisht ngritjes së pikave të kontrollit nga forcat e rendit në dalje të Vlorës, blutë nuk arritën të binin në gjurmët e autorëve të krimit. Deri më tani, policia ka shoqëruar rreth 20 persona për t’i pyetur lidhur me ngjarjen.

“Stela”

Përveç konflikteve të kohëve të fundit, dyshime të forta ka për mundësinë e një hakmarrjeje që lidhet me një krim të kryer nga vëllai i viktimës. Derlin Dervishaj u dënua disa vite më parë për vrasjen e Joana Dudushit e njohur si “Stela”, një vajzë që përdorej nga disa policë për të futur në kurth persona të pafajshëm.

20-vjeçarja është vrarë në vitin 2005 në Vlorë. Dudushi, nënë e një foshnje disa muajshe, u qëllua me thikë në zemër dhe më pas u hodh në det. Dervishaj u dënua asokohe me 8 vjet e 4 muaj burg, pasi e pranoi autorësinë e vrasjes. Pas ndarjes nga Joana, ai thotë se ajo i shkruante shpesh mesazhe e më bënte telefonata, duke e kërcënuar.

“Unë akuzohesha nga ajo se isha babai i të birit, i cili ishte rreth 1-vjeç. Unë insistoja në të kundërtën, pasi nuk kishte asnjë mundësi që të ishte e vërtetë, por ajo më kërkonte para për fëmijën”,-mësohet të ketë thënë Derlini. Ditën e vrasjes, ai ka pohuar se ka qenë së bashku me të dashurën e re, në oborrin e shtëpisë së kësaj të fundit.

Tek kabina e plazhit të vjetër kishte takuar Joanën, ku i kishte kërkuar që ta linte rehat. “Në rrugicën ku edhe e vrava, i thashë të më linte rehat, por ajo më tundte letrën, duke më thënë se do të më denonconte. Nuk e përmbajtja dot veten. Nxorra thikën që e mbaja gjithnjë me vete dhe e godita disa herë”,-ka rrëfyer Dervishaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?