Vrasja e biznesmenit, lirohet Pajtim Rrushi

Pajtim Rrushi, vëllai i Fredi Rrushit, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit e ndryshoi masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Për të dyshuarin kryesor për krimin, Fredi Rrushi, Gjykata la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më 6 nëntor Hoxha u gjet i vrarë, dy javë pasi 43-vjeçari ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët. Policia gjeti fillimisht disa send personale, veshjen e tij në zonën e Dajtit dhe disa metra me tutje, në një greminë edhe trupin e tij.

Biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë, prej më shumë se 2 javësh Hoxha kishte humbur çdo kontakt me familjen e tij. Denoncimi ishte bërë nga djali i tij. Për herë të fundit Hoxha ishte fiksuar nga një kamera sigurie në zonën e autostradës Tiranë-Durrës pranë një biznesi.

SHKARKO APP