Vrasja e biznesmenit Nikulaj, del fotoja e një prej britanikëve të përfshirë në krim

Pas lajmit nga Policia se është zbardhur ekzekutimi i biznesmenit Adrian Nikulaj, në media është publikuar fotoja e një prej personave të dyshuar si i përfshirë në krim.

Bëhet fjalë për 1 nga 5 shtetasit anglezë që është përfshirë në këtë krim të rëndë, i cili shfaqet në kamerat e sigurisë, teksa mbante në vëzhgim viktimën, para krimit. I dyshuari shfaqet i veshur me rroba sportive dhe me një kapele në kokë, në tentativë për të mos u kapur nga kamerat.

Kreu i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku u shpreh se janë lëshuar 6 urdhërarreste, 5 nga të cilat për shtetas britanikë dhe një shtetas portugez.

SHKARKO APP