Vrasja e biznesmenit Nikulaj, dy hetues anglezë mbërrijnë në prokurorinë e Lezhës

Dy hetues anglezë kanë mbërritur në prokurorinë e Lezhës në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt.

Sipas burimeve, pas kërkesës për ekstradim të shtetasve britanikë, të dyshuar si të implikuar në vrasje, hetuesit kanë ardhur për t’u njohur me provat.

Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, u arrestuan në Britani, ndërsa akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin, ngjarje e cila besohet se ndodhi si pasojë e gjakmarrjes. Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes, pasi mes dy fiseve ka pasur konflikte të vazhdueshme që datojnë që nga viti famëkeq i 97-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?