Vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë, dy pistat kryesore të hetimit

Bledar Birçaj mbeti i vrarë me mbi 10 plumba mesditën e sotme në rrugën “Hajro Çakëri”. Më 13 shkurt 2021, ai ka hyrë në territorin e Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër. Për policinë dhe prokurorinë e Vlorës ka dyshime se Birçaj ka qënë në Spanjë. Në vitin 2011, Bledar Birçaj është arrestuar së bashku me një person tjetër, pasi kanë dashur të vrasë A.T.

Nuk dihet me saktësi se cili ka qënë motivi kryesor për tentativën e vrasjes, por për këtë ngjarje Birçaj është arrestuar dhe më pas liruar me vendim të gjykatës së Vlorës. Birçaj rezulton të jetë pronari i bar-kafe “The Boss” në Vlorë që ndodhet në zonën e “Lungomares”.

Lokali administrohej nga vetë ai qysh prej vitit 2017. Pistat kryesore të vrasjes janë ajo e hakmarjes dhe trafikut të drogës në Spanjë, ku grupet e Vlorës kohët e fundit kanë gjetur një shtrirje në këtë shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?