V*rasja e Bledar Dedes në Itali, hetuesit të bindur për jetën e dyfishtë

Kur po bëhen 3 javë nga vrasja e shqiptarit, Bledar Dedja, në Treviso të Italisë, autoritetet atje nuk kanë ende një autor të dyshuar, ndërsa hetimet janë fokusuar gjithnjë e më shumë tek jeta e dyfishtë e 39-vjeçarit.

Por cilat janë zhvillimet e reja në lidhje me këtë ngjarje? Ai kishte dy telefona celularë, njëri prej të cilëve përdorej për takimet e fshehta.

Shkoi për të bërë s*ks në pyll, por u gjet i masakruar, media italiane: Lidhjet hom*seksuale dhe dyshimet e gruas së tij! Më 12 Shkurt, njësia speciale Ris, e mbërritur nga Parma, do të nisë ekzaminimin e rrobave që mbante veshur dhe që u gjetën në vendin e vrasjes, ashtu sikurse makinën e tij, çelësat origjinale të së cilës nuk janë gjetur ende.

Ndërkohë hetimet janë fokusuar në “jetën e dyfishtë” të 39-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e 21 Janarit në një pyll të izoluar në Paderno del Grappa.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit duken mjaft të bindur se 39-vjeçari kishte një takim me vrasësin.

Gati mesiguri një takim “të veçantë”, aq sa Dedja u përpoq ta mbulonte duke thënë se do takohej me disa miq.

Për këtë arsye aktualisht po analizohet aparati i dytë celular që ishte në pronësi të tij, një celular për të cilin askush nuk kishte dijeni, e ku prokurorja Barbara Sabattini shpreson që të gjejë të dhëna për të dyshuarit.

Ka mundësi që 39-vjeçari e ka përdorur këtë telefon për të krijuar njohje të reja në aplikacionet erotike dhe për takime.

Me gjasë me këtë telefon ka lënë edhe takimin asaj të shtune ku gjeti vdekjen, i goditur 20 herë me thikë. Por telefoni është i mbrojtur me pin dhe për ta zhbllokuar është marrë një ekspert.

Po sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bashkëshortja e Bledar Dedjas, me të cilën kishte 2 fëmijë, kishte dyshimet e saj për jetën sekrete të bashkëshortit.

Hakmarrje ose larje hesapesh, MISTERI me vrasjen e SHQIPTARIT: Dedja u gjet gjysmë i zhveshur në pyll! Ndaj disa vite më parë kishte pajtuar një detektiv privat për të mësuar të vërtetën, nga ai moment raportet bashkëshortore ishin ftohur.

Megjithatë, sot familja dhe miqtë e tij kërkojnë të mësojnë të vërtetën për vrasjen e 39-vjeçarit.

SHKARKO APP