Vrasja e Bujar Çelës, pistë veç hakëmarrja
Bujar Çela, vëllai i Tao Çelës, u ekzekutua mëngjesin e së enjtes në një lokal në Bradashesh duke pirë kafen e mëngjesit. Ekzekutimi ka zgjatur 60 sekonda dhe mbi trupin e tij ranë 21 plumba.
Prokuroria e Elbasanit pasi ka kryer verifikimet dhe ka pyetur të afërm të Bujar Çelës, ka bindjen se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt apo mosmarrëveshje personale. Ai u qëllua për vdekje nga kundërshtarët e të vëllait, Talo Çela një i shumëkërkuar dhe që vazhdon jetën në arrati pavarësisht veprave të njëpasnjëshme për të cilat dyshohet, mes tyre edhe grabitja e Rinasit.
Bujar Çela po pinte kafe me një të njohur, pasi pa autorët me kapuç tentoi të largohet por atentatorët pasi e qëlluan në distancë, u afruan pranë tij dhe e qëlluan edhe në kokë. Mënyra si u qëllua 50-vjeçari veç hakmarrjes, sipas prokuroreve është një mesazh i qartë për të shumëkërkuarin.
Të gjitha këto janë të dhëna paraprake bazuar në dëshmi dhe rrëfimet e personave që gjendeshin në lokal në çastin kur 50-vjeçari u vra me armë zjarri. Kujtojmë se Bujar Çela u vra mëngjesin e djeshëm nga tre persona të maskuar, në një lokal në Elbasan ndërsa po pinte kafen e mëngjesit.