Vrasja e çiftit shqiptar, policia pret të intervistojë babain vrasës
Policia e Victorias në Melbourne të Australisë është në pritje të intervistimit të babait të Lindita Musait, e cila u qëllua për vdekje së bashku me bashkëshortin e saj Veton Musai në verandën e tyre të shtëpisë rreth orës 10.30 të mëngjesit të Vitit të Ri (31 dhjetor 2019). Ngjarja ndodhi sapo çifti i ri ishte kthyer në banesën e tyre në Yarraville pas një feste për përvjetorin e tyre të parë të martesës. Zonja Musai, 25 vjeç, e cila u qëllua me armë zjarri nga i ati sapo hapi derën e shtëpisë vdiq në vendngjarje. Babai i zonjës Musai Osman Shaptafaj, i cili jetonte 5 km larg çiftit, u gjet pak më tutje me plagë arme zjarri në kokë. Shaptafaj, 55 vjeç, ndodhet në Spitalin Alfred të Melburnit në gjendje kritike nën mbrojtjen e policisë.
Një dëshmitar i tha Channel 7 në Melbourne se ai kishte parë një burrë të dalë nga një kaçubë dhe të qëllojë veten në kokë. Pas kësaj ai kishte rënë në tokë, më pas ishte ngritur përsëri duke tentuar të qëllojë sërish veten me armë. Ndërsa bashkëshorti i Linditës, Veton Musai, 29 vjeç, u dërgua në spital në një gjendje kritike. Ai vdiq ditën e Vitit të Ri, rreth 30 orë pa gruan e tij qëllohej në mënyrë fatale.
Z. Musai është djali i ish-kryetari të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili erdhi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980. Zonja Musai ishte gjithashtu një anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit. Situata e rëndë shëndetësore e Shaptafaj ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje, megjithëse Policia e Victorias thotë se nuk po kërkojnë askënd tjetër veç tij në lidhje me vrasjen e dyfishtë.
Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij Altona të Veriut dhe ka folur me fqinjët e tij. Të afërmit e Musait mbërritën në shtëpinë e tyre në Yarraville menjëherë pas të shtënave të martën. Mesazhe ngushëllimi në shqip kanë shpërthyer edhe në rrjetet sociale për çiftin e bukur dhe të dashuruar, të cilët u fejuan në fund të vitit 2017 dhe u martuan një vit më vonë. Një nga miqtë e Z. Musai nga Shkolla e Mesme postoi një foto nga martesa e Linditës me Vetonin, një udhëheqës i ekipit të Bankës Kombëtare Australiane, futbollist dhe tifoz AFL i cili kishte një rreth të gjerë miqsh.
Vetoni dhe Lindita, një pritëse në firmën e pasurive të patundshme Colliers, e cila kujtohet si “mahnitëse” dhe “dashamirëse dhe e dashur”, ishin gati të transferoheshin në një shtëpi të re dhe të fillonin të planifikonin një familje. Në fotot e festës së fejesës së çiftit, në të cilën vallëzuan muzikën tradicionale të mbështjellë me flamurin shqiptar, zonja Musai pozon me nënën dhe vëllain e saj, Z. Musai, prindërit e tij dhe dy vëllezërit.
Shaptafaj, i cili duket se nuk ka qenë i ftuar në fejesën e çiftit dhe as në dasmë, ka mesazhe shqetësuese të postuara në faqen e tij në Facebook. Një fotografi e z. Shaptafaj, që gjithashtu besohet të ketë emigruar në Australi nga Maqedonia e Veriut, ka një imazh të një deleje të vetme të zezë midis një tufe delesh të bardha. Në një foto tjetër ai shkruan: “Më duani ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni, unë do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendje”. Një tjetër postim ka fjalët: Jeta e pyet vdekjen: ’’Pse njerëzit më duan mua aq shumë, kurse ty të urrejnë?’’ Vdekja iu përgjigj: ’’Sepse ti je një gënjeshtër e ëmbël, kurse unë jam një e vërtetë e hidhur.