Vrasja e Devi Kasmit, avokati i grekut: Procesi mbi prova, jo spekulime
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur që të shtyjë për në datë 22 shkurt vendimin për të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit. Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por gjykata vendosi shtyrjen e vendimit, pasi kishte bërë gabim njoftimet.
Efthymios Efthimiou, i akuzuar si dyshuar për ekzekutimin e Kasmit kërkon nga gjykata lirimin nga burgu në këmbim të garancisë pasurore. Report Tv zbardh ankimimin e grekut që kërkon të vendosë garanci pasurore.
Kërkesa e avokatit te grekut
Në përfundim të seancës, avokati grek i Efthymios Efthimiou u shpreh se shpreson që procesi të bëhet mbi prova dhe jo mbi spekulime. “Shpresojmë që procesi ndaj Efthymios Efthimiou të bëhet mbi prova dhe jo mbi spekulime” u shpreh ai. Ndërsa avokati shqiptar Saimir Visha tha se seanca shtyhet për të enjten, pasi nuk kishte bërë njoftimet gjykata.
VIDEO/Pas seancës flasin avokatët e Efthymios Efthimiou
Efthymios Efthimiou është arrestuar me akuzën e vrasjes së Devi Kasmit, ndërsa personat e tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë. Efthymios Efthimiou ka qenë ish-polic në Greqi, ndërsa është përjashtuar disa vite më parë me akuzën e trafikut.
/shqiptarja.com
KOHA JONË SONDAZH

