Vrasja e Devi Kasmit, flet miku i tij: Po e prisja në lokal, konfliktet që kishte

Në pjesën e dosjes së Prokurorisë së Tiranës për vrasjen e Devi Kasmit, më 29 janar në Tiranë, e që çuan ne pranga 4 persona, bashkë me atentatorin grek, “Panorama” zbardh edhe dëshminë e një mikut të viktimës.

Një mik i Devi Kasmit ka thënë në Prokurori se kishte lënë takim me të ditën që ai u vra. Sipas dosjes, ai i kishte shkruar mesazh Kasmit në orën 18:06, rreth 30 minuta përpara se Kasmi të qëllohej për vdekje.

“Kasmin e njoh që në fëmijëri, jemi rritur bashkë. Atë ditë e kishim lënë të dilnim për kafe dhe e kam pritur në një lokal te Ministria e Drejtësisë, por nuk po vinte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty pashë në TV se kishte ndodhur një vrasje dhe u çova. Në shtëpi mësova se ishte vrarë Devi. Unë kam dëgjuar që mund të ketë pasur konflikte me Domart Konjarin, por kur e kam pyetur Devin, më ka thënë se konfliktet me të kishin nisur në Spanjë për plagosjen, por më ka thënë se nuk kishte problem me të, pasi nuk e kishte plagosur ai”, ka thënë miku i Kasmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka treguar edhe për një person me kapuç, që sillej afër palestrës së Kasmit para vrasjes dhe kur Kasmi i kishte folur, i ishte përgjigjur anglisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?