Vrasja e Devi Kasmit, GJKKO thërret si dëshmitar taksistin grek, çfarë pretendon Efthimios Efthimiu

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka thirrur si dëshmitar për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, taksistin grek Apostol Mildis. Ky person kërkohet nga Efthimious Efthimiou për të dëshmuar pasi pretendon se i ka treguar qëllimin se pse kishte ardhur në Shqipëri.

Efthimiu e kërkon Mildisin pasi pretendon se ka udhëtuar me të pasi ky i fundit dinte gjuhën shqipe. Pikërisht ish- komandoja grek akuzohet nga Prokuroria se ekzekutori i Devi Kasmit më 29 janar të vitit 2018.

Deri tani të akuzuar për këtë çështje janë Efthimios Efthimiu si ekzekutor,  Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari si organizator, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari.

Kurse Mario Meshini është liruar në detyrim paraqitje dhe ishte miku i Devi Kasmit dhe personi i cili kontaktoi për herë të fundit me të para atentatit. Dyshohej se Meshini ishte ai që e nxorri në pritë Devi Kasmin. Seanca në GJKKO mbahet më 11 shkurt.

SHKARKO APP