Vrasja e Devi Kasmit me pagesë, ja sa mijëra euro u pagua oficeri i specialeve greke
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.
Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu tha në mesditë se, greku Efthymiou Efthymious iu gjet një shumë parash, që dyshohet se ishte një pjesë e pagesës për vrasjen e Devi Kasmit.
Burimet kanë treguar se ish-oficerit të Forcave Speciale greke, i janë sekuestruar 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë shqiptare.
Kjo besohet se është një pjesë e parave të dhëna si shpërblim për vrasjen e Kasmit.
Efthymious rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge, ndaj edhe ishte përjashtuar nga forcat speciale të policisë greke.
KOHA JONË SONDAZH

