Vrasja e djalit të anëtarit të bandës së “Gaxhait”, Rrumbullaku “zbarkon” në Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka “zbarkuar” në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, pas vrasjes së ndodhur dy ditë më parë të Gëzim Sinomati, i biri i Sokol Sinomatit, pjesë e bandës së Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”.

Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen. Deri më tani, njofton se janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.

Gjithashtu, Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë të gjatë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi, problematikat brenda dhe jashtë vendit.

Pjesë e analizës janë dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale, teksa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

SHKARKO APP