Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, zbulohen emrat e 3 bashkëpuntorëve të shpallur në kërkim

Zbardhen emrat e tre bashkëpuntorëve të Eduard Lamajt, të shpallur në kërkim për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç më 30 maj, raporton News 24.

33-vjeçari Ili Xhepaj (Likaj), 31-vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola janë tre personat të cilët së bashku me Eduard Lamajn ekzekutuan mbrëmjen e 30-majit dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergji.

Ndërkohë janë sekuestruar mjeti ‘’Volkswagen’’ me targa AA505UG që ka shërbyer për lëvizjen e autorëve si dhe ‘Land Roveri’, me të cilin u transportua Eduart Lamaj në klinikën private.

Ilir Xhepaj ndërkohë është aktualisht në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti, para vrasjes së dy biznesmenëve.

SHKARKO APP