Vrasja e dy personave në Kavajë, policia jep detaje

Policia e Shtetit ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën pasditen e së mërkurës.

Krimi ka ndodhur te kryqëzimi i “Valutës”, ku pas një konflikt midis dy shtetasve, Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, i cili ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?