Vrasja e dy të rinjëve, trupat kishin nisur të dekompozoheshin
Vrasja e dy kushërinjve Vilson Çutaj, 37-vjeç dhe Klement Pepaj, 21-vjeç është një nga ngjarjet më të rënda dhe më të mistershme njëkohësisht. Plumbat kanë përshkruar 21-vjeçarin në pjesën e kokës ndërsa Vilsonin në pjesën e brinjëve dhe të barkut duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se trupat kishin nisur dhe dekompozimin në këtë zonë të thellë malore të Vrithit ku u gjetën nga policia pas 4 ditëve kërkime.
Policia vijon të jetë në kërkim të Danjel Pepës. Policia shqiptare i ka kërkuar ndihmë autoriteteve malazeze për arrestimin e tij. Përvec marrjes në pyetje të Rrok Pepajt i cili tashmë është arrestuar do të merren në pyetje dhe dëshmi të tjera.
Dëshmitë e Rrok Pepajt dhe familjarëve kanë qenë kontradiktore duke e bërë të vështirë zbardhjen e krimit pas së cilës dyshohet se është një konflikt i nisur për vjedhjen e bimëve të kanabisit në parcelë.