Vrasja e dy të rinjëve, zbulohet shkaku i sherrit në poliklinikë
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mesditën e sotme në një poliklinikë në Patos të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona. Sipas “Faxweb.al”, mësohet se njëri prej viktimave kishte të dashur motrën e gardianit, Martin Skendaj dhe për këtë arsye ka nisur edhe sherri.
Ai nuk ka pasur dijeni për këtë lidhje të motrës, megjithatë mbetet të shihet derisa të zbardhet e plotë ngjarja. Martin Skendaj ishte në ambientet poliklinikës kur filloi konflikti e më pas qëlloi me armë Elis Kapajn dhe Manol Rrapajn, duke i lënë të dy të vdekur. Më pas ai u arrestua nga forcat e policies së Fierit.
Skëndaj me profesion polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit, mësohet se ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë ishte sëmurë se kishte thyer krahun. Thuhet se autori njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar. Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

