Vrasja e dy të rinjve, dëshmia e vëllait të Vilsonit: U zunë për një femër

Një tjetër version për shkakun pse u vranë dy të rinjtë në Malësinë e Madhe del në skenë. Olson Çutaj, vëllai i Vilson Çutaj që u gjet i vrarë me plumb në ballë, është dëshmitari kryesor i ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vrith, më datën 3 tetor. Në rrëfimin që “Shqiptarja.com” zbardh, ai tha se ndodhej nën shoqërinë e vëllait, Vilsonit dhe kushëririn e tyre Klement Pepaj.

Bashkë me ta ka qënë dhe kushëriri i Klementit, Danjel Pepaj. Duke diskutuar për punën e një ngatërrese për punën e një femre, ata kanë rënë dakort për të shkuar së bashku në fshatin Vridh dhe të diskutojnë e të sqarohen. Kur kanë mbëritur në hyrje të fshatit, Vilsoni së bashku me Danjelin dhe Klementin kanë lëvizur në këmbë, ndërsa i kanë pohuar Olsonit që të qëndronte tek një lokal derisa ata të ktheheshin. Pas 30 minuta, Olsoni e ka thirrur Vilsonin në telefon, i cili pasi është përgjigjur, i ka thënë se nuk do të vonohej shumë dhe të priste aty tek lokali.

Olsioni mesa duket i është sosur durimi dhe sërisht e ka telefonuar vëllain e tij Vilsonin por ai nuk i është përgjigjur. Ai ka treguar edhe se ka qëndruar në Vrith deri në mesnatë por nuk ka mundur të konstatojë apo të marrë ndonjë sinjal prej vëllait dhe kushëririt. Mandej i është drejtuar policisë së Shkodrës, ku ka shfaqur merakun e vrasjes dhe se Vilsonit mund ti kishte ndodhur ndonjë gjë. Nisur nga kjo situatë, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Daniel Pepaj dhe Klement Pepaj, por nuk ka konstatuar asnjë gjë të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?