Vrasja e dy të rinjve, gazetari: Paratë e drogës do blejnë mandate
Gazetari i njohur i kroninës Artan Hoxha, reagon pas zbulimit sot të trupave të pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Sipas Hoxhës, tani askush nuk mund të ndalojë që paratë e drogës të blejnë mandate deputetësh prillin e ardhshëm. ”Uroj që kanabisi i këtij viti parazgjedhur të mos shkaktojë me viktima njerëzore. Edhe pse nuk do t’i ndalojmë dot paratë e narkotrafikut të blejne mandate deputetësh për parlamentin e ardhshëm”, shkruan ndër të tjera Hoxha.
Postimi i plotë
“Ja pra qe paska patur
edhe krisma,
edhe viktima,
edhe parcela me kanabis,
edhe kanabis te grabitur,
edhe polici qe nuk gjente dot jo vetem parcelat me kanabis, por as kufomat e narkokultures..
Policise ju deshen 5 dite per te provuar ate qe e kam shkruar qe te dielen e kaluar.
Dhe sigurisht, ajo puna e “motivit te dobet” qe “rrodhi” nga burime policore, nje dite pasi publikova lajmin, besoj tashme eshte e qarte….
Motivi i krimit paska qene me “arome dehese” dhe “parcela te shendosha”…
Ngushellime familjareve, për jetet e humbura te dy djemeve te rinj…
Uroj qe kanabisi i ketij viti para zgjedhur, te mos shkaktoje me viktima njerezore.
Edhe pse nuk do t’i ndalojme dot parate e narkotrafikut, te blejne mandate deputetesh per parlamentin e ardhshem…”
Policia dhe familjarët kanë gjetur pas 5 ditësh trupat e dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, të cilët dyshohet se u zhdukën pas një sherri me kushëririn për parcelat me kanabis.
Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Kastrat janë gjetur trupat e Klement Pepaj 21-vjeç dhe Vilson Çutaj 37-vjeç.
Në vendin ku janë gjetur 2 të rinj policia ka gjetur parcela me kanabis, por asnjë gjurmë të Daniel Pepajt, i cili është dhe i dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje.
25-vjeçari vijon të jetë i zhdukur dhe dyshohet se është larguar drejt malit të zi pas kryerjes së krimit, i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor.