Vrasja e dy vëllezërve, ky është momenti kur karrotreci merr makinën e bërë “shoshë” nga plumbat

Ky është momenti kur karrotreci merr makinën tip Golf 6 nga vendi ku u vranë 2 vëllezër ditën e sotme në Durrës.

Makina është përshkruar nga një numër i madh plumbash teksa ka qenë në ecje.

Siç mund të shihet edhe nga videoja e sigurua nga Ora News në vendngjarje, plumbat janë qëlluar në xhamin e parë dhe atë të pasëm të makinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime për Ora News bëjnë me dije se makina ka qenë në ecje në momentin kur është qëlluar me breshëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy vëllezër, Viktor dhe Besmir Haxhia me origjinë nga Puka por banues në Durrës, kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri.

Njëri prej tyre ishte me profesion avokat ndërsa tjetri merrej me biznesin e makinave. Ndërkohë që policia njofton se asnjë prej tyre nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal.

“Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) “ – njofton policia.

Autorët e ngjarjes kanë qenë duke ardhur nga krahu i Shënvlashit.

Ata e kanë qëlluar mjetin ku ndodheshin dy vëllezërit në pjesën e përparme por duke qenë se mjeti ka tentuar t’i shmanget pritës është qëlluar dhe në pjesën e pasme.

Nuk dihen ende e shkaqet e ngjarjes, por gazetari i Ora News, Mark Brunga, referuar informacioneve paraprake thotë se ka dyshime se ngjarja lidhet me një borxh për shitjen e makinave.

Ndërkohë, forca të shumta policie po krehin zonën, duke ushtruar kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore të qytetit.

Deri më tani janë shoqëruar 36 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbërritur Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Në vend ngjarje ndodhet dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurorja Anita Jella.

Vrasja e dy vëllezërve, ky është momenti kur karrotreci merr makinën e bërë "shoshë" nga plumbat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?