Vrasja e dyfishtë, Aleksandër Përdoda dënohet me burgim të përjetshëm
Me burgim të përjetshëm e ka dënuar Gjykata këtë të mërkurë Aleksandër Përdodën, kjo për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simoni në prill të vitit 2020, krim që dyshohet se e kreu në bashkëpunim me të vëllanë.
Hetimet ndaj vëllait, Edmond Përdodës vijojnë ende. Perdoda u prangos nga një operacion i policisë së Lezhës disa muaj më parë, në banesën e tij në Lalm të Ri, pas rreth 2 vitesh në arrati. Ai është dënuar në Greqi për vrasje dhe në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.
Për 35-vjeçarin Agron Lushi që akuzohej si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Prengë Simoni, u dha pafajësia.
KOHA JONË SONDAZH

