Vrasja e dyfishtë, autori nuk shkon në seancë

Në Gjykatën e Gjirokastrës u mbajt seanca e parë gjyqësore për krimin që tronditi qytetin e gurtë tetorin e vitit të shkuar; vrasja e çiftit të bashkëshortëve Aleko dhe Afërdita Kosta. Ata u ekzekutuan nga kushëriri i tyre, Apostol Kosta, 75-vjeç.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, autori i krimit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai u përfaqësua nga avokati i tij Tahir Novi, ndërsa trupi gjykues përbëhej nga Albina Spaha, Arben Dosti dhe Mirela Iliopulli.

Organi i akuzës përfaqësohej nga prokurori Emror Kasaj. Seanca zgjati rreth 15-20 minuta, sa për të dhënë një informacion të përgjithshëm mbi çështjen. Gjykata kërkoi gjithashtu të njoftohej për të qenë i pranishëm edhe fëmija i çiftit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e radhës u caktua për datën 4 shkurt. Apostol Kosta vrau kushërinjtë e tij për një konflikt pronësor të mëhershëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?