Vrasja e dyfishtë në Laç! Arrestohet në mesnatë Ilir Xhepaj, bashkëpunëtor i Eduard Lamajt
Pak pas mesnate në Astir është zhvilluar një operacion policor ku edhe është arrestuar Ilir Xhepaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç.
Xhepaj kishte më pak se tre muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit. Ai është bashkëpuntori i ngushtë i Eduard Lamaj në vrasje.
Kujtojmë se Lamaj u arrestua disa ditë më parë. Ai u gjet i plagosur në një spital ku po mjekohej ilegalisht.
Njoftimi i policisë:
Me daten 28.06.2020 , ora 00.30 nga sherbimet e Komisariatit te Policise Kurbin ne bashkepunim me sherbimet e FLO Tirane u be e mundur kapja e personit ne kerkim shtetasin Ilir Myslim Xhepaj (Lika) i datelindjes 17.09.1987 lindur dhe banues ne Gjorem Kurbin i cili ishte shpallur ne kerkim per Vepren Penale Vrasje ne rrethana cilesuese e kryer ne bashkpunim neni 79 dhe 25 i K,Penal ndodhur me daten 30.05.2020 ne aksin rrugor Lac Mamurras ne lokalin A A ku mbeten te vrarë dy persona ,Ky shtetas ndodhet ne dhomat e shoqerimit per veprime te metejshme .