Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Autori në arrati, publikohen fotot e viktimave

 

Autori i ekzekutimit të dyfishtë në Drishtë të Shkodrës dy ditë më parë, nuk është kaur ende. Policia vazhdon të jetë në ndjekje të Esat Dushajt, 30 vjeçarit  që akuzohet se ka vrarë dy vëllezërit Shkami, pasi refuzuan ta pranonin si dhëndrin e tyre.

“Ora News” ka publikuar edhe fotot e viktimave, dy vëllezërve Abdulla dhe Skënder Shkami, përkatësisht 60 dhe 57 vjeç që u vranë me armë automatike mesditën e të shtunës.

Forcat policore janë dislokuar në zonën e Mazrekut të ish komunës Shllak.

Në operacion marrin pjesë RENEA, FNSH dhe Policia e Shkodrës. 

Gjatë ditës së sotme operacioni ka vijuar në territorin Mazrekut të ish-komunës Shllak. Pasi autori në orët e paradites është parë në këtë zonë.

Për  shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme  nuk është përdorur helikopteri për të transportuar forcat e policisë, për pasojë forcat kanë operuar në terren të vështirë malor duke lëvizur me këmbë. Gjatë ditës së sotme në këtë zonë me qëllim kapjen e autorit janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara.

Ngjarja e rëndë ka zanafillën dy vite më parë, kur Dushaj kishte kërkuar dorën e vajzës së një prej vëllezërve por këta të fundit kishin refuzuar t’ia jepnin për nuse. 30-vjeçari është një person me precedent pasi ka qenë i dënuar me burg për vjedhje.

Policia sakaq ka rrethuar edhe zonën e Dukagjinit, pasi dyshohet se autori  fshihet  në këtë zonë pasi dyshohet se mund të jetë larguar nga malet.

SHKARKO APP