Vr@sja e Edmond Papës/ Refuzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e autorëve

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Albano Velos dhe Andrew (Edvin) Bode të akuzuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas hetimeve të Prokrurisë, Edmond Papa është ekzekutuar si hakmarrje për vrasjen me telekomandë të Aleksandër Sadikajt, teksa Andrew (Edvin) Bode, dyshohet se ka qenë në rolin e qitësit, teksa vijon të jetë ende në kërkim nga Policia. Ai është ndihmuar nga Albano Velo, për të kryer krimin.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë njerëz të afërt të Aleksandër Sadikajt. Ndërkohë, pas vrasjes së Edmond Papës, Adriatik (Andrea) Kalemi u shpëtoi dy atentateve në Greqi, ndërsa vëllai i tij, Zamir Kalemi i shpëtoi një atenti në Tiranës. Ata janë djemtë e dajës së Aleksandër Sadikajt dhe dyshohet se atentatet ndaj tyre kanë lidhje me vrasjen e Edmond Papës.

Si ndodhi vrasja e Edmond Papës?

Mësohet se Andrew Bode ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një Smart të marrë me qira. Ka qenë kamera e një lavazhi pranë vendit të ngjarjes, që ka shërbyer për të zbuluar autorët e vrasjës së biznesmenit Edmond Papa.

Sipas informacioneve të mediave makina tip “Audi” me targa belge e drejtuar nga Albano Velo është fiksuar ditën e ngjarjes duke kryer disa levizje në afërsi të banesës së biznesmenit nga Saranda. Atë ditë, rreth orës 14:00 Velo shikohet nga një kamer që lëviz me mjetin e tij në afërsi të shkollës “26 Nëntori”. Ai parkon makinën tek një biznes lavazhi dhe drejtohet për tek një fastfud.

Por vetëm pak minuta ka qëndruar aty pasi po në të njejtën kamer shikohet se ai bën disa lëvizjë të çrregullta teksa merr makinen dhe niset për tek rruga “Fabil Bodinaku”. Nga ana tjeter autori i dyshuar i ngjarjes shetasi Andrew Bode, 44 vjeç, i cili ka qëlluar mbi biznesmenin po qëndronte nga krahu i tjeter i rrugës në afërsi të një supermaketi brenda një makine tip Smart të zi e cila rezulton të jëtë më qira.

Sapo ka parë që Papa doli i vetëm nga banesa ai ka lajmëruar Velon që të qëndrojë në gadishmëri për tu larguar më pas të dy nga vendi i ngjarjes. Në momentin kur biznesmeni 49 vjeçar, Edmond Papa është ulur në lokal autori ka hapur zjarr dhe është larguar nëpër rrugica ku e priste Albano Velo.

Po ashtu një kamer tjetër sigurie ka pikasur momentin kur Audi A4 me targa belge nga dalë nga rruga “Irfan Tomini” dhe i është drejtuar “Pallatit me Shigjeta” për tu larguar më pas drejt autostradës.

Sipas vëzhgimit ata janë rikthyer sërisht në Tiranë pas disa orësh por me rroba të ndryshuara nga ato që kishin përdorur gjatë krimit.

SHKARKO APP