Vrasja e gjyqëtares, ngec gjykimi. Simoni jep dorëheqjen

Kryetari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Sandër Simoni, dha dorëheqjen nga gjykimi i dosjes penale në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, gjyqtares Fildes Hafizi.

Shkak për dorëheqjen e gjyqtarit, anëtar në trupën gjykyese të çështjes erdhi pas një pretendimi të avokatit Ilia Ilia për njëanshmëri, pasi, sipas avokatit, Simoni kishte qenë pedagog i viktimës Hafizi gjatë studimeve të saj në Shkollën e Magjistraturës.

“Nuk ka asnjë arsye objektive për njëanshmërinë time, tha Simoni, por për arsye etike dhe për të shmangur çdo dyshim jap doreheqjen nga gjykimi”. Seanca tjetër e këtij gjyqit për Fadil Kasemin u caktua në 6 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke parë se prej një viti dosja e së ndjerës po shkonte ping-pong, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë, të cilëve u kërkonte vëmendjen dhe përshpejtim të procedurave, pasi vonesat rrezikonin lirimin e vrasësit të së bijës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, fatkeqësisht dy ditë pasi shkroi këtë letër, Bynjamin Hafizi ndërroi jetë, pa marrë vesh nëse do të jepet drejtësi për vrasësin e të bijës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?