Vrasja e gjyqtares, fëmijët nuk dëshmojnë përballë babait vrasës

Fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi nuk u paraqitën për të dëshmuar përballë babait të tyre, Fadil Kasemi. Dy fëmijët duhet të dëshmonin në proces te Krimet e Rënda. Avokati i familjarëve të viktimës ka thënë se ”dy fëmijët pranojnë të dëshmojnë pa praninë e babait”.

Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren Fildes Hafizi në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj, në gusht të vitit 2017. Një krim që i akuzuari nuk e pranoi fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore por që ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.

Ndërsa, një javë më parë, në një seancë të tensionuar, Gjykata për Krimet e Rënda u njoh me dëshminë e shoferit që çoi në polici Fadil Kasemin, pak minuta pasi ai vrau ish-bashkëshorten gjyqtare. Dëshmitari tha se ishte kërcënuar me armë nga Kasemi, por dëshmia u kundështua me forcë nga avokati i të pandehurit. Dëshmitari tha se ishte ndjerë i kërcënuar nga Kasemi për shkak të pistoletës që mbante në dorë ndaj e kishte hipur në makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kërkonte të ecja, tha dëshmitari, pasi na ishte vënë pas një motor policie. Kalova kryqëzimin poshtë xhamllikut me semafor të kuq. Pas kryqëzimit ai hoqi karrikatorin nga pistoleta. Aty u qetësova. Pas disa metrash në drejtim të Brrylit u futa kundravajtje drejt Komisariatit nr.1 dhe pasi mbërrita u futa në oborrin e tij. Fadili zbriti me pistoletën në dorë dhe aty u shoqërua nga disa punonjës policie”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca u përcoll me tension dhe replika të forta mes dëshmitarit dhe avokatit të Kasemit. Sipas avokatit, dëshmitari nuk tregonte të vertetën, pasi klienti i tij nuk e kishte marrë peng. Avokati kërkoi ballafaqim të dëshmitarit Tafa me tre oficerët e policisë që u përball Kasemi në oborrin e komisariatit nr.1, të cilët dëshmuan në seancat e mëparshme se i pandehuri u kishte thënë “erdha të dorëzohem”.

Kasemi po gjykohet në një proces të zakonshëm tek Krimet e Rënda. Ai nuk mundi të fitojë as gjykim të shkurtuar, pasi ndryshimet ligjore të fundit, përjashtuan të akuzuarit për krime në familje nga kjo e drejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?