Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, ja për çfarë do gjykohet Fadil Kasemi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi.

“BalkanWeb” mëson se Kasemi do të gjykohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim personi” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Vrasja e 39-vjeçares Fides Hafizi  e cila punonte si gjyqtare në Shkodër ndodhi vitin e kaluar në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

53-vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi ish gruan e tij e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve nga martesa e tyre, në mes të ditës me një plumb në kokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?