Vrasja e Griselda Gjikolës përfundon në Apel, ankimohet vendimi i gjykatës
Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikola ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Apelit.
Sipas KlanNews autori Robert Përpepaj i cili është në arrati dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje ka ankimuar vendimi e Gjykatës Penale të Tiranës të dhënë disa ditë më parë.
Bëhet me dije se avokati i të riut ka theksuar se në ankimin që i ka dorëzuar shkallës së dytë të gjyqësorit pranojnë faktin se Përpepaj ka kryer vrasjen por kanë mohuar kategorikisht që mes Robert Përpepajt dhe Griselda Gjikolës nuk ka patur njohje dhe as edhe një shkak për ta kryer vrasjen.
Mbrojtja thekson gjithashtu se në dokumentet e prokurorisë është e dokumentuar fakti që Përpepaj dhe Ronald Muzhaqi për shkak të një konflikti që kanë pasur më herët, kanë dalë për të rrahur Erion Bengën dhe Sajmir Hixhën.
Avokati thekson se Përpepaj e ka shkrepur armën pa dashje dhe për fat të keq dy plumbat i morën jetën 17-vjeçares Griselda Gjikola. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 Dhjetorit të 2018 në zonën e Laprakës në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 23 vite burg edhe bashkëpuntorin e Përpepajt, Ronald Muzhaqin. Në këtë ngjarje u plagos edhe drejtuesi i makinës Erion Benga.