Vrasja e Indrit Çelajt, policia kontrolle në banesat e vëllezërve Kusi, gjenden armë

Policia e Tiranës ka “blinduar” banesat e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Idrit Çelaj.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesat e dy vëllezërve, në kryeqytet. Sipas gazetares Lala, uniformat blu kanë gjetur në banesa armë, në një banesë të vëllezërve Kusi, në fshatin Allgjatë.

26-vjeçari Çelaj u vra me plumb në kokë në banesën e vëllezërve Kusi, në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ishte duke punuar për kondicionimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka nisur me një sherr mes të riut dhe dy vëllezërve, për një kondicioner, ndërsa më pas, vëllezërit e kanë qëlluar punëtorin e tyre, duke e lënë të vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

26-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mund t’i mbijetojë, duke ndërruar jetë një ditë më vonë. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe babanë e vëllezërve Kusi, ndërsa këta dy të fundit ndodhen ende në kërkim.

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?