Vrasja e ish-policit Bilali, reagon familja Xhabafti
Policia mori ditën e djeshme në pyetje katër anëtarë të familjes Xhabafti në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit. Mësohet se pjesëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen.
”Nuk kemi lidhje, nuk e kemi porositur ne. I kemi mbyllur konfliktet”,-mësohet se kanë deklaruar ndër të tjera anëtarët e familjes Xhabafti para grupit hetimor që po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima.
KOHA JONË SONDAZH

