Vrasja e Jan Prengës, familjarët presin gjetjen e trupit

Familjët e Jan Prengës, presin nga policia lajme për gjetjen e trupit të pajetë të njeriut të tyre. Ata mohojnë zërat se kanë kontaktuar me një pajtues gjaqesh për ta liruar. Të rezervuar dhe duke kërkuar nga gazetarët t’i lënë të qetë jashtë kameras familjarët, thonë se nuk kanë pasur dijeni për konfliktet e vëllezëve të 49-vjeçarit, dhe duan të nënvizojnë se Jani të gjitha çfarë ka në jetë I ka nga puna në emigrim prej 25 vitesh. 5 të arrestuarit e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 kanë dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

SHKARKO APP