Vrasja e Kasmit, dosja shkon në gjykatë

Rreth një vit nga vrasja e Devi Kasmit në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorët e vrasjes. Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi.

Nën akuzë për vrasjen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë vënë ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Organi i akuzës në hetimet e kryera për çështjen ka arritur në përfundimin se shtetasit e mësipërm njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit 2018. Autorët qëndronin në një banesë në Kombinat dhe shtetasin grek në Shqipëri, sipas akuzës e ka sjellë Aurel Hoxhallari. Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të caktojë trupin gjykues dhe datën e seancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Efthtimious Efthimiou, 41-vjeçari grek i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit prentedon të jetë kërcënur në paraburgimin e Bradasheshit. Përmes një deklarate, në nëntor të vitit të kaluar ai i tha Gjykatës për Krimet e Rënda se: ”Ndjehej i pasigurtë për jetën” nëse trasportohej në Tiranë. Nga momenti i arrestimit dhe në vijimësi ai ka këmbëngulur në pafajësi duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ardhja e tij në Shqipëri në janar 2018 ka qenë vetëm për qëllime turistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?