Vrasja e Kasmit, Prokuroria zbulon çfarë i gjeti ”killerit” grek
Devi Kasmi u ekzekutua nga ish-agjenti i policisë greke, Efthymiou Efthymious. Ekzekutimi mafioz tronditi kryeqytetin, e ndërsa sot është zbardhur proces-verbali i Prokurorisë, ku tregon gjithçka i është sekuestruar vrasësit.
41-vjeçarit grek i janë sekuestruar një shumë parash, prej rreth 2 mijë euro, pasaportë greke me emrin e tij, patentë greke, celular, kartë debiti, etj.
Grupi kriminal që ekzekutoi Kasmin u zbulua nga policia pak ditë pas atentatit, ku ranë në pranga greku dhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasje, ndërsa u shpall në kërkim ‘koka’ e bandës kriminale, shtetasi Altin Aurel Hoxhallari.
Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë
Në kërkim
(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë
KOHA JONË SONDAZH

