Vrasja e Kasmit, publikohet videoja ku shfaqet ish-speciali grek

Personi që shfaqet në këto pamje dyshohet të jetë ish-oficeri i forcave speciale greke, Efthimios Efthimiu. Ai u fokusua nga kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në orën 19.26 të mbrëmjes së 29 janarit 2018, pak minuta pasi  ekzekutoi Devi Kasmi, krim të cilin dyshohet se e kreu me pagesë. News24 siguroi pamjet filmike, të cilat do të përdoren në gjykatë si provë kundër Efthimiut dhe personave të tjerë të dyshuar për vrasjen.

Vrasja e Devi Kasmit, News24 siguron videon ku shfaqet ish-oficeri grek

Siç dallohet qartë, në rrugën Kongresi i Manastirit, mbërrin një furgon i bardhë, i mbyllur në pjesën e pasme. Mjeti qëndron në pritje, pak sekonda. Bën disa lëvizje para mbrapa. Aty vjen me hap normal, një person që mban veshur një xhup të bardhë dhe kapuç në kokë. Fytyrën e ka të zbuluar. Ngjitet në vendin e parë dhe furgoni largohet.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se shtetasi grek ka hyrë në rrugën Petro Cani pranë Pediatrisë, rreth orës 18.30. Sipas prokurorisë, ai e priti disa kohë viktimën e tij dhe menjëherë sapo Kasmi mbërriti poshte pallatit te tij e qëlloi me katër plumba Pas krimit ish-speciali grek, zgjedh të largohet nga një tjetër rrugicë, duke dalë sërish në rrugën “Kongresi i Manastirit”, sic dallohet në pamjet filmike. Në dosje thuhet se furgoni që drejtohet nga i pandehuri Malvin Dinellari, vijon rrugën duke dalë në zonën e Brrylit dhe merr drejtimin për nga Pallati me Shigjeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kamera sigurie e vendosur tek kryqëzimi i drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka fiksuar targën e automjetit, AA 231 JH. Prokuroria mundi të zbulojë se furgoni ishte blerë 12 ditë përpara ngjarjes, nga pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari që është në arrati. Disa ditë pas krimit, po i njëjti furgon u gjet në shtëpinë e Hoxhallarit në zonën e Kasharit, aty ku dhe u zbulua një arsenal i madh armësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greku Eftimius mohon kategorikisht të jetë ai personi në video dhe përmes avokatit të tij Saimir Visha do t’i kërkojë gjykatës rrëzimin e kësaj prove.

Tashmë një vit pas krimit që tronditi Tiranën, prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dorëzoi dosjen në gjykatë. listën e të pandehurve e kryeson shtetasi grek, pasi akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin kriminal që porositi dhe pagoi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari. Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal  dhe armëmbajtje pa leje.

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?