Vrasja e Kasmit, shtyhet seanca për ish-komandon grek
Shtyhet sërish seanca për ish-komandon grek Eftimius Eftimiu i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në 29 janar të vitit 2018. Seanca e sotme u shty për shkak se mungesës së prokurorit.
Identifikimi i autorit të vrasjes Efthymiut, dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.
Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.
KOHA JONË SONDAZH

