Vrasja e kenianes, pista e re është lojtari që kishte fituar në kazino

Kush e vrau kenianen Joy Ayoko, Policia e Shtetit nuk ka një emër të arrestuar. Hetuesit dyshojnë se e reja që punonte në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën sesi të luante një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash. Kjo është pista e re e ngritur së fundmi.

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

6 personat që u shoqëruan pak ditë më parë nga policia e Tiranës si të dyshuar që kanë dijeni janë lënë të lirë. Mes personave të shoqëruar ishte edhe shoferi i kazinos, Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?