Vrasja e Klodian Rashës, Apeli lë në fuqi vendimin për Nevaldo Hajdarajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 18 vite burg të ish efektivit Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha.

Burime bëjnë me dije se ai kishte kërkuar të njihej vendimi i shkallës së parë që e dënon me 15 vite burg por kërkesa e tij është rrëzuar nga apeli.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj do të vuajë 12 vite pas hekurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të vitit 2020 gjatë periudhës kur i gjithë vendi ndodhej në karantinë. Hajdaraj dyshohet se i bëri thirrje të ndalojë gjatë natës dhe më pas e ndoqi duke e qëlluar me armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?