Vrasja e Klodian Rashës dhe mbrojtja e rinisë, flet ministrja Bora Muzhaqi

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kërkon një ndërgjegjësim të rinisë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, përkujtimin e të riut Klodian Rasha që u vra nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

E pyetur se ç’do të bëhet për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve, Muzhaqi la të kuptohej se mund të mos ishte fare në dijeni të vrasjes që ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë.

Pyetja: Një vit nga vrasja e Klodian Rashës, çfarë do të bëhet për të mbrojtur jetën e të rinjve?

Bora Muzhaqi: Patjetër që kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinjve është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre por dhe institucionet në vetvete.

SHKARKO APP