Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Luan Baçi: Ne do të sjellim ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka udhëhequr protestat e qytetarëve në Fier, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Baçi theksoi se PD nderoi dhe kujtoi nderimin e të riut që u vra padrejtësisht, duke shtuar se Partia Demoktratike është shpresa për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.

“Ne nuk mund të bëjmë festë, në kuptimin e mirë të fjalës feste.

Por, gjetëm  këtë mënyrë për të nderuar dhe kujtuar atë të ri, gjetëm këtë mënyrë për të festuar festën e Partisë sonë Demokratike dhe për t’i thënë të gjithë shqiptarëve se vetëm me PD-në do të sillet përsëri ndryshimi dhe do të vijë ndryshimi. Rroftë Partia Demokratike” , tha Baçi.

SHKARKO APP